Kaloni te përmbajtja kryesore

Momenti dramatik kur 8-vjeçari u shpëtua dhe u ribashkua me nënën e tij

(Lajm i përditësuar)
Një seri fotosh dramatike tregojnë 8-vjeçarin Yigit Cakmak duke u nxjerrë nga rrënojat nga punonjësit e urgjencës në Hatay, Turqi, 52 orë pas tërmetit fillestar që goditi rajonin.
Fotografi i Getty, Burak Kara, ka kapur momentin teksa vogëlushi është liruar nga ndërtesa e shembur.
Djali u kalua mbi mbeturinat nga një shpëtimtar në tjetrin derisa më në fund u gjend në krahët e nënës së tij që po priste në vendngjarje.

Pas 52 orësh shpëtohet nga rrënojat një 8-vjeçar
Histori dhe imazhe të pabesueshme po vazhdojnë të dalin nga vendet e shumta të fatkeqësive.
Në Hatay, Turqi, një djalë tetë vjeçar është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur pas rreth 52 orësh.
Yigit Cakmak u dërgua nga ndërtesa te nëna e tij që priste, e cila e përshëndeti me një përqafim./21Media


 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button