Momenti kur Fazliu mposht xhudisten ruse për ta fituar medaljen e bronztë (VIDEO)

Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Kazakistanit, pasi që në finale të repesazhit e mposhti xhudisten nga Rusia, Dali Liluashvili.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, deri te e bronzta, Fazliu shënoi tre fitore dhe një humbje.

Raundin e parë Fazliu e kaloi pa luftë, kurse në të dytin triumfoi ndaj xhudistes nga Kazakistani, Esmigul Kuyulova.

Fazliu në çerekfinale u mposht nga xhudistja koreane, Jisu Kim me ç’rast e vazhdoi garën në repesazh, ku në raundin e parë fitoi ndaj xhudistes nga Rusia, Kamila Badurova.

Në raundin final Fazliu përsëri kishte përballë kundërshtare ruse, ku e mposhti Dali Liluashvilin dhe tani kurorëzohet me medaljen e bronztë.

Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni momentin kur Fazliu e mposht xhudisten ruse për ta fituar medaljen e bronztë në këtë garë


Fazliu mposht xhudisten ruse, fiton të bronztën në Grand Slam të Kazakistanit

Pas medaljes së argjendtë të Nora Gjakovës, një tjetër medalje shtohet në sirtarin e Kosovës, kësaj radhe nga Laura Fazliu.

Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Kazakistanit, pasi që në finale të repesazhit e mposhti xhudisten nga Rusia, Dali Liluashvili.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, deri te e bronzta, Fazliu shënoi tre fitore dhe një humbje.

Raundin e parë Fazliu e kaloi pa luftë, kurse në të dytin triumfoi ndaj xhudistes nga Kazakistani, Esmigul Kuyulova.

Fazliu në çerekfinale u mposht nga xhudistja koreane, Jisu Kim me ç’rast e vazhdoi garën në repesazh, ku në raundin e parë fitoi ndaj xhudistes nga Rusia, Kamila Badurova.

Në raundin final Fazliu përsëri kishte përballë kundërshtar

Back to top button