Kurti njofton se Andin Hoti i ka dërguar letër Vuçiqit për hapjen e arkivave serbe

(Lajm i përditësuar)


Kurti njofton se Andin Hoti i ka dërguar letër Vuçiqit për hapjen e arkivave serbe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri të ditur se djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti i cili është edhe Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit ka dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për hapjen e arkivave.

“Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit Andin Hoti i ka shkruar një letër Vuçiqit për hapjen e arkiva. Angazhohemi dhe kërkojmë përgjegjësi për të pagjetur tanë. Nga Serbia nuk kemi asnjë përgjigje për letrën e Hotit për hapjen e arkivave, atje që të merrej vesh e vërteta”, tha Kurti para gazetarëve pasi ka kryer nderime te pllaka në Parkun e Pagjeturve në oborrin e kampusit universitar në ditën e 80 vjetorit të lindjes së veprimtarit, Ukshin Hoti.

I pari i Qeverisë po ashtu tha se 1617 qytetarë që janë të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë për të cilët tha se “kërkojmë përgjegjësi dhe drejtësi”.


Kurti me dedikim për Ukshin Hotin: Jemi edhe përplot nder e krenari që e kemi shpirtërisht përmes veprës që na e la

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kujtuar veprimtarin Ukshin Hoti me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij.
Ai u shpreh i vlerësoi lart kontributin e Hotit, për çështjen kombëtare.

“Në 80 vjetorin e lindjes së tij, jemi përplot pikëllim e trishtim për profesor Ukshin Hotin që s’e kemi fizikisht mes nesh. Por jemi edhe përplot nder e krenari që e kemi shpirtërisht përmes veprës që na e la. Dhe, jemi edhe përplot përgjegjësi e obligim që ta rilexojmë dhe ndjekim atë vepër, për jetën tonë dhe të ardhmen tonë. Lavdi!”, shkroi Kurti në Facebook.

Ukshin Hoti është zhdukur më 16 maj të vitit 1999, në rrethana të panjohura. Ai ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999./21Media

Back to top button