Momenti kur kryeministri Kurti “shpërtheu” në gëzim pas golit të Kosovës

Kosova ka arritur fitore shumë të rëndësishme përballë Irlandës së Veriut (3-2) në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale, mund ta shihni reagimin e Kurtit, kur Vedat Muriqi shënoi golin e parë për Kosovën në minutën e 9’ nga pika e bardhë.


Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova e ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën e Kombeve, duke e mposhtur si vendase Irlandën e Veriut me rezultat 3:2./21Media

Back to top button