Momenti nga sulmet ajrore izraelite në bazën ajrore në Siri
Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, pretendohet se shfaqin sulmet ajrore izraelite që kishin shënjestraur bazën ajrore ushtarake Mezzeh në afërsi të kryeqytetit sirian – Damask.
Videoja tregon bombardimet e ashpra mbi këtë bazë ajrore siriane.
Izraelit ka kryer sot një sërë sulmesh ajrore në Siri, duke goditur depot e municionit nga frika se mund të bien në duar të forcave keqdashëse.
Sulmet kishin shënjestruar edhe sistemet e mbrojtjes ajrore si dhe fabrikat e prodhimit të armëve.
Pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad, IDF-ja njoftoi se ka gjurmuar armët në Siri dhe se ka punuar për të parandaluar arritjen e tyre në duart e Hezbollahut apo ndonjë grupi tjetër armiqësor që kërcënon sigurinë e Izraelit.
قصف عنيف شنه الطيران الإسرائيلي المجرم على مطار المزة العسكري
بعد استهداف مبني الجوازات والمخابرات العامة #سوريا_حرة #سوريا_الان pic.twitter.com/0uplSqtcMB— ساري الحمد Sari (@SariHamad6) December 8, 2024