“Mona Lisa”, kënga e re nga Genci dhe Mimoza

 
Rep-artisti Genc Prelvukaj sonte publikon projektin e ri muzikor në bashkëpunim me këngëtaren Mimoza Shkodra.
“Mona Lisa”, titullohet kënga e re nga dyshja, e cila vjen e vizuelizuar me videoklip.
Kënga lansohet sonte (e hënë) në ora 19:00, këtë e ka bërë të ditur reperi në rrjetet sociale.

Kujtojmë se “Stay” është projekti i fundit muzikor nga Genc Prelvukaj në bashkëpunim me Shaolin Gang dhe Albash Eagle, ndërsa projekti i fundit nga Mimoza Shkodra është “Plako”./21Media

Back to top button