Mos e humbisni episodin e sotëm të Cyber Zone në RTV21: Si të jemi të sigurtë gjatë blerjeve online

Sot në orën 21:30 në RTV21, do të transmetohet episodi i pestë i Cyber Zone, program i njohur që trajton tematikat më aktuale të botës dixhitale dhe rrezikshmërive që mund të paraqiten gjatë përdorimit të internetit.
Në këtë episod, do të diskutohet tema e rrezikut në blerjen online dhe si t’u mbrohemi nga kërcënimi kibernetike. Në një kohë kur blerja online po bëhet gjithnjë e më e zakonshme, është e rëndësishme që të kemi njohuri të mjaftueshme mbi temën se si të bëjmë blerje në mënyrë të sigurt.
Në këtë episod, Cyber Zone ofron informacione të dobishme dhe këshilla praktike për t’u mbajtur në siguri gjatë blerjeve online. Në fund të episodit, do të jeni në gjendje të kuptoni rrezikun që mund të kanoset gjatë blerjeve online dhe do të merrni këshilla praktike për t’u mbrojtur nga kërcënime të tilla.
Mos e humbni mundësinë për të mësuar se si të blerim në mënyrë të sigurt në internet. Ne ju ftojmë të ndiqni episodin e sotëm të Cyber Zone në RTV21 në orën 21:30 dhe të mësoni më shumë rreth sigurisë gjatë blerjes online. Ky emision mundësohet nga Ipko, partneri juaj për botë të sigurtë digjitale./21Media

Back to top button