“Mos ma kufizo lëvizjen” në Prishtinë, marrin pjesë Osmani dhe Kurti

Kërkohet infrastrukturë pa barrikada

Në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë u zhvillua marshi me moton “Mos ma kufizo lëvizjen” që ka për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë për mungesën e infrastrukturës në Kosovë për personat me aftësi të kufizuara.

Në këtë marsh morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmanin.

Kurti  premtoi që në Kuvend e Qeveri do ta kenë shtegun e pjerrët, pa pengesa që mundëson vizitën më të lehtë atyre në zyrat e këtyre të fundit, për çka tha se do të jenë të jenë gjithmonë të hapura për këtë shoqëri.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, tha se fakti që të njëjtit nuk mund të ngritën fizikisht, nuk ua pamundëson edhe ngritjen shpirtërore.

Vendimi i parë që e ka nënshkruar ajo, tha se ka qenë që personat me aftësi të kufizuara të kenë qasjen më të lehte në Kuvend të Kosovës, që sipas Osmanit do të implementohet shumë shpejt./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button