​Osmani: Mustafa dhe Kurti do të takohen sërish për heqjen e taksës

“Jemi taku të premten, do të takohemi prapë”

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani deklaroi se do të vazhdojnë të kenë takime me partnerin e koalicionit për t’u dakorduar për çështjen e heqjes së tarifës.

Ajo nuk tregon detaje për takim e së premtes, ku Isa Mustafa e Albin Kurti u takuan për disa orë në objektin e qeverisë për të diskutuar rreth kësaj çështje.

Osmani: Do të takohemi sërish

“Jemi taku të premten, do të takohemi prapë ditëve në vijim… nga e hëna do të mund të flasim më në detaje për këtë çështje”, tha ajo.

Për këtë është pyetur edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili ka mohuar e flasë sot për çështjen e tarifës. Të dy këta kanë marrë pjesë në shënimin e ditës ndërkombëtare të personave që përdorin karroca.

Derisa Kurti ka dhënë një propozim për heqjen e tarifës, Mustafa sot ka thënë se taksa duhet të hiqet ashtu siç po e kërkon SHBA.

Back to top button