“Mos u jepni lëmoshë, institucionet duhet ta zgjidhin problemin” – rreth 4 mijë fëmijë në rrugë!

Rreth 18 mijë e 700 fëmijë nuk shkojnë në shkollë. Rreth 4 mijë e kalojnë ditën në rrugë duke lypur, prej të cilëve 50 kanë varësi nga droga, tregon hulumtimi i bërë nga “Ndërtojmë të Ardhmen”. Ilija Jovanoviç kërkon që qytetarët të mos u japin para këtyre fëmijëve sepse ato shkojnë “shefat” e tyre, e me këtë as problemi me lypsarët nuk gjen zgjidhje.
“Tre të mitur të moshës trevjeçare kanë vdekur për fat të keq nga ngjitësit narkotikë, mjetet që marrin në shumë prej 2000-3000 denarë, për fat të keq prindërit i rrahin dhe ua marrin paratë dhe i lënë me 10-15 denarë, ndërsa të gjorët fshihen prej prindërve të tyre të mos i marrin ato. Ndaloni të ndihmoni për ndihmë financiare, shteti dhe ministria është e detyruar ta zgjidhë këtë problem. Pasi të ndalet dhënia, kontaktimi me atë kategori me hapa më të shpejtë do të zgjidhet dhe do hiqen nga vendet e njohura ku kërkojnë”, tha Jovanoviq, kryetari i OJQ “Ndërtojnë të ardhmen”.
Ish-sportisti, Veli Mumin, tha se duhet të merren masa sa institucionet duhet të ndërmarrin masa sa më shpejtë.
“Këta fëmijë nesër do të jenë problem për shoqërinë, do të fillojnë të vjedhin dhe bëjnë sherre. Ne duhet të tërheqim nga rruga dhe t’i edukojmë”, tha Veli Mumin, ish sportist.
Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale në Maqedoninë e Veriut thonë se kanë zhvilluar takim me këtë shoqatë, ndërsa pritet të hënën të mbahet takim i ri. Janë diskutuar planet e ardhshme për të luftuar fenomenin e lypjes dhe integrimin e këtyre personave në shoqëri.
“Për këtë qëllim, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në koordinim me Ministrinë e Brendshme në periudhën e kaluar ka ndërmarrë hapa konkretë për të reduktuar shfaqjen e lypjes tek fëmijët në rrugë dhe prindërit e tyre, të cilët kryejnë aktivitete në terren në lokacione kritike tashmë të përcaktuara në hartë në qyteti e Shkupit”, thanë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Organizata “Ndërtojmë të Ardhmen” si zgjidhje të problemit sugjeron akomodimin e fëmijëve, krijimin e punëtorive dhe trajnimet. Kërkojnë edhe ndryshim të Ligjit ndaj abuzimit dhe keqpërdorimit të fëmijëve. Ndryshe, vetëm në qytetin e Shkupit janë 2 qendra ditore për fëmijët që kërkojnë lëmoshë rrugëve. Një në Kisella Vodë dhe një Shuto Orizarë./TV21

Back to top button