Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurteshi: kemi shfrytëzuar të drejtën tonë dhe kemi votuar kundër

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi në ”Click” të RTV21 ka folur për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.
Ai tha se ata kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre dhe kanë votuar kundër.
Kurteshi ndër tjera tha se Lista Serbe ende pranon urdhëra nga Radojçiqi
”Kjo parti është bërë strofull e personave terrorist që kryejnë veprime terroriste në Republikën e Kosovës, Radojçiqi ende jep urdhëra për këtë subjekt politik”, tha ndër tjera Kurteshi.
Ai gjithashtu ka shtuar se ”Kryesuesi i KQZ ka të drejtën e vetë ligjore me votu për kundër ose abstenu dhe e dyta është obligim i tij ligjor dhe e drejtë e tij me dhënë deklaratë sipas bindjes së tij”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?