Cakolli nga KDI: Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe është i motivuar politikisht

Eugën Cakolli , nga Instituti Demokratik i Kosovës në emisionin “Click” në RTV21 ka thënë se certifikimi i subjekteve politike nga KQZ është i karakterit vetëm formal.
Tutje ai thotë se vendimi i KQZ-së është i motivuar politikisht.
“Apsulitikisht unë vlersojë që në fakt kompetencat e KQZ-së vendimarrja me certifikimin e subjekteve politike është e karakterit vetëm formal dhe jo të lëshohet në shtimin e kritereve të cilat janë të parapara në ligj, në këtë rast z.Kurteshi sapo e pranojë që vendimi i KQZ-së nuk ka bazë ligjore në njërën anë, së dyti konfirmoj që ky është që ndikim politik dhe vendimi i KQZ-së si i tillë është i motivuar politikisht dhe për keq është duke u tentuar që të krijohet një lloj mjegullie sa i përket faktit se a mund të ç’regjistrohet Lista Serbe apo jo”, tha Cakolli. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?