Mosha e 10 personave që humbën betejën me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 10 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 173 raste të reja. Siç ka informuar MSh, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 5 burra dhe 5 gra.
Në mesin e viktimave, një person është i moshës 50-59 vjeç, katër viktima të moshës 60-69 vjeç, një viktimë e moshës 70-79 vjeç dhe 4 viktima të moshës mbi 80 vjeç.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga dy viktima janë regjistruar në komunat: Fushë Kosovë dhe Gjilan, ndërsa nga një viktimë është regjistruar në komunat: Prizren, Malishevë, Gjakovë, Gllogoc, Pejë dhe Suharekë.
“Sot janë shëruar 2.261 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 146.444. Në total numri i rasteve aktive është 9.764.”, ka informuar MSh./21Media
No photo description available.

Back to top button