Mosha e 19 viktimave nga COVID-19

Këtë të premte në Kosovë janë regjistruar edhe 19 viktima nga koronavirusi.
Sipas raportit të sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë, 12 nga viktimat ishin të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femrore.
Një nga viktimat që humbi jetën nga Covid-19 ishte i grupmoshës 30-39 vjeç, nga 3 viktima të grupmoshës 50-59 dhe 60-69 vjeç, 7 viktima ishin të grupmoshës 70-79 vjeç dhe 5 viktima i përkisnin grupmoshës mbi 80 vjeç.
Sipas të dhënave, që prej 13 marsit 2020 e deri më 17 shtator 2021, Kosova ka regjistruar 2 mijë e 878 viktima./21Media

Back to top button