Mosha e duhur kur fëmija mund të dërgohet në deti? Flet pediatri Gëzim Xharra

Disa prindër të rinj mund të kenë dyshime nëse mund të shkojnë apo jo në deti me të vegjëlit e tyre. Pushimet me fëmijë të vegjël shkaktojnë edhe stres. Konsultimi me një pediatër se si të silleni me fëmjët në deti është shumë i rëndësishëm.
Për portalin rtv21.tv pediatri, Gëzim Xharra ka folur për moshën e duhur kur ju mund të merrni rrugë për në deti me fëmijët e vegjël.
Ai ka treguar se me fëmijë në deti mund të shkoni prej 6 muajsh, siç ka thënë ai para 6 muajsh ndalohet rrezitja e drejtëpërdrejtë.
Xhara tutje ka treguar se çfarë duhet të keni parasysh gjatë qëndrimit në plazh me fëmijët e vegjël.

“Të qëndrojnë në diell me ekspozim të kujdesshëm duke mbrojtur kohë pas kohe, t’u jetper ujë çdo 20 minuta për foshnjë dhe 30 minuta për më të rritur. Të mos lahet në uj shumë fëmija, ka rrezik infektimin me viruse. Mos të ushqehet me çipsa e patatinat tjera por pemë e perime. Ushqimi të qëndrojë në frigorifer pikniku deri 4-6 orë. Të ushqehet me ushqim familjar e proteina bimore të bluara paraprakisht (lajthi arra bajame ) të perziera me jogurtë pemesh. Ushqimi me mish të mos sherbehet në plazh”, ka thënë ndër tjera Xharra.
Ai tutje ka treguar se pas larjes në det fëmijëve duhet tu ndërrohen rrobat e larjes deri në tre herë. Xhara rekomandon që “fëmija mos të fërkohet kur fshihet me peshqir, të kujdeseni gjatë lojës të mos gjuajnë me rërë se lëndohet”.
Kur shkoni në deti me fëmijët e vegjël, sipas peditarit duhet të keni parasysh edhe kohën kur duhet të qëndroni në plazh.
‘’Me fëmijët deri në moshën 1 vjeçare mund të rreziten deri ora 10:30 dhe pasdite pas orës 16:00, varësisht prej vendit ku shkoni, për vende subtropikale 1 orë me pak. Të lyhet me krem’’, ka deklaruar Xhara për portalin rtv21.tv

Një fëmijë nën moshën 1 vjeçare gjatë qëndrimit në plazh mund të përballet me problem të ndryshme. Xhara ka folur për disa prej këtyre problemeve, të cilat prindërit duhet t’i kenë parasysh.
‘’Nën moshën 1 vjeçare rreziku kryesor është dehidrimi. Goditja nga dielli që fillon me molisje vjellje mosmarrje të ushqimit e ujit, djegiet të shkalleve të ndryshme, të infeksione virale të fijes fytit e gastrointestinale etj. Posa fëmija nderron sjelljen eksitohet ose qëndron i plogësht ka ndryshime në shëndet menjëherë ofroni ujë’’, ka thënë në fund Xhara./21Media

 

Back to top button