Mosha e personave që humbën betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 2 mijë e 707 raste të reja.
Dy personat që kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë një grua dhe një burrë. Sipas ministrisë, burri ka qenë i moshës 50-59 vjeç nga komuna e Kamenicës, ndërsa gruaja e moshës 40-49 vjeç nga komuna e Gjakovës.
MSh ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726.
Në total numri i rasteve aktive është 21.668./21Media
May be an image of text

Back to top button