Mosha e viktimave që humbën jetën nga Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me Covid-19 kanë vdekur 6 persona. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë kësaj kohe kanë vdekur 4 burra dhe dy gra.
Gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një burr i moshes 80 vjeçare, një burrë dhe një grua të grupmoshës 70-79 vjeç. Në mesin e viktimave është edhe një grupa e grupmoshës 60-69 vjeçare, një burrë i grupmoshës 50-59 vjeç.
Siç njofton ministria gjatë 24 orëve ka vdekur edhe një burrë i grupmoshës 40-49 vjeç.
Sot janë shënuar edhe 602 raste të reja dhe janë shëruar edhe 2 mijë e 584 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 12 mijë e 651.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 801 mijë e 246 doza të vaksinës.
Deri më sot 810 mijë e 708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse janë dhënë 93 mijë e 334 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media