Kaloni te përmbajtja kryesore

Tërheqja e Trustit deri në 30 për qind?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka ri-propozuar tërheqjen e mjeteve financiare nga Fondi i Kursimeve Pensionale (Trustit) deri në 30 për qind.
Në një postim në Facebook Haxhiu ka thënë se kjo duhet të bëhet me arsyetimin se është bërë shtrenjtimi i rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit ditor.
“Me kërkesë të shumë qytetarëve ri-propozoj: tërheqjen e mjeteve financiare për qytetarët nga Trusti Pensional deri në 30 për qind. Pas shtrenjtimit të rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit ditor është më se e nevojshme që Qeveria ta sjell në votim propozimin tim për tërheqjen e Trustit Pensional deri në 30 për qind”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button