Kaloni te përmbajtja kryesore

Moska dëboi 40 diplomatë gjermanë, Ministrja gjermane: E prisnim

Moska informoi se po dëbon 40 diplomatë gjermanë në përgjigje të “vendimit jomiqësor” të Berlinit për të dëbuar stafin diplomatik rus për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha në një deklaratë se kishte thirrur ambasadorin e Gjermanisë në Moskë dhe i kishte dorëzuar atij “një notë rreth 40 punonjësve të institucioneve diplomatike gjermane në Rusi duke u shpallur persona non gratae”.

Lidhur me këtë, Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha: “Ne e prisnim hapin e sotëm, por ai nuk është aspak i justifikuar”.

Ajo shtoi se 40 diplomatët rusë të dëbuar nga Berlini në fillim të prillit “nuk i shërbyen diplomacisë për një ditë të vetme”, ndërsa ata të dëbuar nga Rusia “nuk kishin bërë asgjë të keqe”.

Vendet perëndimore kanë dëbuar dhjetëra diplomatë rusë dhe Rusia ka thënë se do t’i përgjigjet të gjitha dëbimeve të tilla.

Ata që janë shpallur persona non grata përgjithësisht u jepen ditë ose javë për t’u larguar nga vendi, shkruan BBC./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button