“Moska “nuk mund të lejojë” që Ukraina të ketë armë që kërcënojnë Rusinë ose territoret e saj”
Derisa, Ukraina merr armë me rreze të gjatë nga vendet perëndimore, objektivat e Rusisë në Ukrainë do të ndryshojnë, tha ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov në një intervistë për median shtetërore të botuar të mërkurën.
“Ne nuk mund të lejojmë asnjë armë në pjesën e Ukrainës të kontrolluar nga Zelensky – ose kushdo që do ta zëvendësojë atë – që përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për territorin tonë ose territorin e republikave që shpallën pavarësinë ose ato që dëshirojnë të përcaktojnë të ardhmen e tyre në mënyrë të pavarur.”, tha Lavrov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.
Objektivat gjeografike të Rusisë për operacionet në Ukrainë do të largoheshin më tej nga linja aktuale pasi Perëndimi vazhdon të furnizojë Ukrainën me më shumë armatime me rreze të gjatë, duke përfshirë HIMARS-in, vuri në dukje Lavrov.
“Nuk duhet të ketë asnjë kërcënim për sigurinë tonë, asnjë kërcënim ushtarak nga territori i Ukrainës dhe ky objektiv mbetet”, tha Lavrov, shkruan CNN./21Media