Mostrat e ujit të pijes, Ramosaj thotë se gjendja është nën kontroll

Kryetari i Deçankit, Bashkim Ramosaj ka informuar se sot i është drejtuar IKSHKP-së, Insitutit Rajonal në Pejë dhe Ndërmarrjes Rajonale Hidrodrini në Pejë me kërkesën për analiza të ujit të pijes.
Ai ka ka bërë të ditur përmes një shkrimi se nuk ka vend për panik.
“Në komunën e Deçanit ditët e fundit ka pasur reshje të shpeshta të shiut dhe meqë komuna jonë para një viti është përballur me një valë të madhe të helmimeve të qytetarëve nga uji i pijes, për shkaqe sigurie sot në mëngjes i jam drejtuar IKSHKP-së, Insitutit Rajonal në Pejë dhe Ndërmarrjes Rajonale Hidrodrini në Pejë me kërkesën për Analiza të ujit të pijes. I lus qytetarët që mos të shqetësohen sepse gjendja është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik.”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.
No photo description available.
Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se sot është njoftuar nga IKShPK se, me kërkesë të ndërmarrjes regjionale “Hidro-Drini” (ujësjellësi) në Pejë, janë marrë mostra të ujit të pijes nga disa fshatra të Deçanit, nisur nga shqetësimi se uji është turbulluar si pasojë e të reshurave.
MSh ka informuar se janë bërë analizat fiziko-kimike, nesër dhe pasnesër do t’i kenë edhe analizat bakteriologjike të mostrave.
Ministria ka bërë të ditur se nuk ka vend për shqetësim./21Media

Back to top button