“Sunny Hill Festival” sjell në Kosovë artistin italian

Aristi Italian Mahmood do të jetë pjesë e festivalit “Sanny Hill këtë vit.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga “Sunny Hill Festival”, ku thuhet se këngëtari do të bashkohet në këtë eveniment që mbahet në Prishtinë kësaj vere.
“Artisti që po hedh në erë renditjen italiane dhe paragjykimet globale po na bashkohet këtë verë për të ofruar një slitë të bukur emocionale përmes tingujve dhe teksteve të tij unike. Nuk është rastësi që hiti i italianit Mahmood përkthehet “Të dridhura”, pasi së fundmi bëri një dridhje të botës dhe ne jemi SHUMË gati për të!”, thuhet në njoftim.
Mahmood fitoi famë me performancën e tij në X Factor. Ai ka fituar dy herë Festivalin Muzikor të Sanremos në vitn 20 19 dhe në vitin 2022.
Ai përfaqësoi Italinë në Eurovzion bashkë me Blancon me këngën “Brividi.
“Sunny Hill Festival” rikthehet pas dy vjetësh pazue për shkak të pandemisë, festivali do të mbahet me datë 4,5,6 dhe 7.
Deri më tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Burak Yeter, DJ Diplo, AjTracey, dhe Skpeta./21Media

Back to top button