Moti gjatë javës së ardhshme

Në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot me diell, vranësira dhe shi

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës njofton se gjatë javës së ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sipas parashikmeve të Institutit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende ditën e hënë dhe të mërkurën mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

”Nga dita e enjte do të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius”, njofton IHMK.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi  deri 11m/s./21Media

Back to top button