Moti gjatë javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas institutit, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, ndërsa në viset malore reshjet parashihen të jenë të intensitetiut mesatar.
“Të martën –Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta. E mërkurë- Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte, vranësira dhe intervale me diell. Vranësira më të theksuara parashihen për rreth relievit malor. E enjte- Mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale më të gjata me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme. E premte- Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu. Temperaturat do të shënojnë rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve , ndërsa minimalet mbeten pothuaj konstante. Gjatë kësaj jave parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.

Back to top button