Lushtaku: Epopeja e Jasharajve vulosi historinë më të re të Kosovës

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se Epopeja e Jasharajve është akti mëheroik i cili vulosi historinë më të re të Kosovës.
Lushtaku ka njoftuar se bashkë me grupe të autoklubeve nga e gjithë Kosova, parakaluan në pjesë të ndryshme të Skenderajt, për të shënuar kështu 25 vjetorin e Epopesë së Jasharajve.
”Në një organizim madhështor në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificës së Komandantit Legjendar Adem Jashari e familjes Jashari, bashkë me grupe të autoklubeve nga e gjithë Kosova, parakaluam në pjesë të ndryshme të Skenderajt, për të shënuar kështu 25 vjetorin e Epopesë së Jasharajve, aktit më heroik i cili vulosi historinë më të re të Kosovës.Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, gjithë dëshmorëve e të rënëve në shërbim të lirisë”, ka shkruar Lushtaku në Facebook./21Media

Back to top button