Moti: Merrni çadrën me vete!

Në Kosovë sot do të jetë mot me vranësira e me reshje shiu, në malet e larta me borë.
Reshjet pritet pasdite në veriperëndim dhe në mbrëmje dhe gjatë natës në pjesët tjera te vendit.
Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshueshme në pjesën më të madhe të vendit.
Temperatura e mëngjesit do të jetë nga zero deri në tre gradë, kurse më e larta ditore deri në gjashtë gradë Celsius.
Kushtet meteorologjike do të jenë të pafavorshme për të sëmurët nga zemra dhe personat që kanë probleme me sistemin e frymëmarrjes. Reagimet e mundshme meteorologjike manifestohen si shqetësimi i gjumit, ndryshimet e humorit dhe dhimbjet e kokës./21Media

Back to top button