Grabitja e armatosur në Mitrovicë përfundoi me vrasje
Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë. Nga kjo grabitje i vdekur ka mbetur pronari i lokalit, pasi që nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.
“Mbrëmë në Spitalin tonë ështjë sjell një person i plagosur, ku edhe ka ndërruar jetë”, ka thënë Mustafa-Hakaj.
Detaje për grabitjen ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti për portalin rtv21.tv ka thënë se dy personat e dyshuar janë indentifikuar dhe arrestuar./21Media