Francë: Testet e shpejta blehen në vetëshërbime!

Autoritetet franceze kanë miratuar shitjen e testeve të shpejta për koronavirusin në supermarkete për shkak të kërkesës së lartë, njoftoi televizioni francez online BFMTV.
Deri më tani, këto teste disponoheshin vetëm në farmaci, por për shkak të përhapjes së një lloji të ri të koronavirusit, kërkesa për këto teste në supermarkete ka filluar.
Franca ka kaluar kufirin e 94,000 rasteve të reja të koronavirusit brenda një dite
Shitja është miratuar me një dekret të Ministrisë së Shëndetësisë franceze, ku thuhet se testet e shpejta, duke marrë një tampon hundësh, që qytetarët mund t’i bëjnë vetë, tashmë janë në shitje.
Tregtarët kanë kërkuar këtë miratim për javë të tëra, sepse klientët po pyesin nëse mund të blejnë teste në dyqane. Ministria shtoi se shitjet në supermarkete do të tërhiqen në një moment kur infeksioni omicron të ulet./E.D-21Media

Back to top button