Moti në Kosovë

Sot në Kosovë mot me vranësira të pjesshme

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe pa të reshura. Temperaturat, do të shënojnë ngritje dhe do të lëvizin në mes 2 e 12 gradë celsius.

Në ditën e dytë të fundjavës,  pra nesër,  në pjesën e parë të ditës pritet të kemi mot me diell, ndërsa pasdite pritet të ketë vranësira që ka mundësi të sjellin edhe riga lokale shiu. Temperaturat nuk do të shënojnë ndryshime, ato do të sillën në mes 2 e 12 gradë celsius.

Në pjesën e parë të javës së ardhshme parashihet të kemi mot kryesisht të kthjellet. Temperaturat, po ashtu, do të ndryshojnë, ato do të jenë pranverore: do të lëvizin në mes 5 e 22 gradë celsius.

Back to top button