Shënohet Dita Botërore e Tokës

Është një ditë e veçantë për t’i shprehur mirënjohjen tonë Planetit Tokë, i cili mbështet të gjitha format e jetës

Pikërisht me këtë datë shumë qytetarë, fëmijë, të rinj e të moshuar kudo në botë ndajnë pak kohë për të mbjellë një pemë, pastruar një territor publik, përuruar një lulishte apo për të marrë pjesë në evente që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin qytetar ndaj çështjeve mjedisore. Pra qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojte të Tokës.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në organizim të përbashkët me Komunën e Prishtinës, FSK-në, FSHMN-në, OJQ-të mjedisore dhe institucionet tjera relevante, sot do të shënojë Ditën Botërore të Tokës.

Ceremonia mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në ora 10:00.

Back to top button