Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 16 deri 23 gradë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe me kushte për mjegull të dobët të mëngjesit. Temperatura minimale do të zbresë deri 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 18 gradë.

Deri të shtunën do të ketë mot kryesisht me diell dhe i qetë me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe me kushte për mjegull të mëngjesit nëpër disa fushëgropa. Temperatura ditore do të jetë në rritje. Nga e shtuna pasdite pritet rritje e vranësirave, ndërkaq nga e diela, nga fundi i ditës edhe dukuri e reshjeve të shiut./21Media