PSG dëshiron të transferojë Pogban

 
Gjiganti francez po synon të arrijë marrëveshje me mesfushorin e “Djajve të Kuq”.
Paris Saint-Germain është duke refuzuar që të heqë dorë nga mundësia për të arritur një marrëveshje për mesfushorin Paul Pogba këtë verë, raporton “L’Equipe”.
Mesfushori francez ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës me Manchester United, dhe spekulohet se mund të vendos që mos të vazhdojë të ardhmen në “Old Trafford”.
Ka kohë që Pogba ka shprehur dëshirën e tij të largohet nga “Djajtë e Kuq”, ku ëndrra e tij është transferimi tek gjiganti spanjoll Real Madridi, por një ofertë nga Paris Saint-Germain mund ta joshë mesfushorin francez që të kalojë në “Parc des Princes”.
Sezonin që lamë pas, Pogba ka bërë 42 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar gjashtë gola dhe nëntë asistime për Manchester United.
Momentalisht, vlera e tij në tregun e transferimeve është rreth 62 milionë euro.

Back to top button