Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura në rritje, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18º në 30ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 38ºC.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor- Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.