Moti në Shqipëri

Mot jo stabil edhe në Shqipëri

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e Shqipërisë me përjashtim të zonave lindore në të cilat do të ketë vranësira ku më të dukshme paraqiten në juglindje duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë zonat malore jugore dhe juglindore me vranësira dhe shira të izoluar.

Sipas meteorologëve, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë 2 ball.

Back to top button