Moti në Shqipëri
Pasdite do të bien temperaturat
Orët e paradites do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-hershme por, më të theksuara vranësirat do të jenë në veri-qendër të Shqipërisë.
Gjatë orëve të pasdites vranësirat do të jenë më tepër të pranishme duke rrezikuar shira afat-shkurtër.
Shiu do të paraqitet më shumë në zonat malore Lindore. Parashikohet që nata të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura.
Sipas meteorologëve, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rënie të tyre.
Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.