Fillon “Java e Shkencës 2017”

Sot nga ora 10:00 do të fillojë konfernca 4 ditore

Nën organizimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot organizohet konferenca shkencore “Java e Shkencës 2017”.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga data 16,17,18 dhe 19 maj 2017 organizon Konferencën vjetore “Java e Shkencës 2017”, në të cilën hulumtues të rinj dhe shkencëtarë eminent të vendit dhe rajonit prezantojnë të arriturat e fundit në fusha të ndryshme të shkencës dhe inovacionit.

Fjalën e hapjes në këtë ceremoni (edicioni i nëntë ) do ta mbajnë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami./21Media

Back to top button