Moti nesër e pasnesër me temperatura përvëluese, por edhe me shi

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, ku parashihen edhe reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë Celsius.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s./21Media

Back to top button