Moti për ditën e sotme

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon për sot mot relativisht të ftohtë dhe intervale me diell.

Gjatë ditës së sotme nuk pritet të ketë reshje të shiu dhe bore sikurse gjatë së mërkurës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s./21Media

Back to top button