Moti për dy ditët e para të tetorit

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, nëpër vise të larta ka mundësi të ketë riga të izoluara shiu.
IHMK tutje ka njoftuar se dita e shtune parashihet me mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare./21Media

Back to top button