Moti për pesë ditët e ardhshme

Vranësirat nga orët e vona të ditës së hënë dhe në vazhdimësi do të shoqërohen me reshje 

Mot me diell dhe me vranësira do të përfshihet vendi gjatë këtyre pesë ditëve, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së, vranësirat nga orët e vona të ditës së hënë dhe në vazhdimësi do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse vende-vende reshjet do të jenë në formë rrebeshi.

Temperaturat do të shënojnë rënie të lehta në vlerat e maksimaleve, duke filluar nga dita e hënë për të vazhduar deri ditën e premte.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius, gjatë gjithë javës.

“Shtypja atmosferike do të mbetet në vlerat e normales me kushte për tu ngritur nga pjesa e dytë  e javës. Do të fryjë erë nga jugperëndimi deri të enjten, ndërsa më tej era do ta ndërroj kahun nga verilindja  ku shpejtësia e saj mund të arrijë  deri 11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media

Back to top button