Pushohen nga puna ministri i brendshëm dhe shefi i policisë pas protestave

Presidenti i Paraguajit largon ministrin e brendshëm dhe shefin e policisë pas protestave të dhunshme

Presidenti i Paraguajit Horacio Cartes ka pushuar nga puna Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Shefin e Policisë pas protestave të dhunshme të së premtes kundër një ligji që do i lejonte atij të rizgjedhej edhe për një mandat tjetër.

Protestuesit kanë thyer xhamat e kongresit dhe ia kanë vënë zjarrin ndërtesës

Autoritetet kanë arrestuar katër policë pas vrasjes së protestuesit Rodrigo Quintata. Shumë politikanë kanë bërë homazhe për nder të të vrarit.

Ata e kanë dënuar vrasjen dhe kanë kërkuar hetime të hollësishme.

Përndryshe, Paraguaji është udhëhequr dhe kontrolluar nga diktatori ushtarak gjenerali Alfredo Stroessner që nga viti 1954 deri më 1989.

Kushtetuta e re moderne është përpiluar e aprovuar që në vitin 1992. Sipas saj presidenti ka të drejtë në vetëm një mandat prej 5 vitesh.

Por presidenti aktual Horacio Cartes është duke tentuar ta ndryshojë këtë ligj, në mënyrë që të mund të rizgjedhet edhe për një mandat tjetër.

Nëse bëhet ndërrimi i kushtetutës, për president do mund të garojë edhe ish-presidenti Fernando Lugo gjatë zgjedhjes së të cilit qenë vrarë 17 persona në vitin 2012.

Back to top button