Moti sot, ftohtë dhe reshje bore

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i paqëndrueshëm dhe se në mëngjes dhe mbrëmje parashihen ngrica.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.
“Mot i paqëndrueshëm do të vazhdoj të mbajë edhe gjatë kësaj jave të parafundit të stinës së dimrit, ndërsa masat e lagështa të ajrit do të mbeten prezent edhe gjatë ditëve vijuese, duke krijuar kushte për reshje të dobëta bore në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta, reshjet do të vazhdojnë me intensitet të njëjtë, me ditët e fundit”, ka njoftuar IHMK./21Media

Back to top button