Viktimat civile rriten, bombardimet ruse vazhdojnë

Viktimat civile vazhduan të rriten pasi forcat ushtarake ruse bombarduan qytete të ndryshme në Ukrainë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës (SES).

Zhyotymyr, në perëndim të Kievit, një zjarr në depon e naftës në Chernyakhiv u shua në orët e para të mëngjesit.
Në qytetin lindor të Sumy -t, bombardimet ajrore shkatërruan shtëpi banimi dhe i vunë flakën një ndërtese apartamentesh. Një grua u raportua e plagosur dhe nëntë persona u vranë, duke përfshirë dy fëmijë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Në Mykolaiv në jug të Ukrainës, shpërthyen disa zjarre në zona të banuara dhe katër civilë u vranë në sulm e pesë të tjerë u shpëtuan nga rrënojat përpara se të dërgoheshin me urgjencë në spital.
Në Kharkiv në Ukrainën lindore, të paktën katër persona u vranë, pasi bombardimet ruse i vunë zjarrin nëntë kateve dhe 27 njësive të apartamenteve të banimit – zjarr që iu desh shpëtimtarëve më shumë se katër orë për ta shuar./21Media
Back to top button