​Moti sot i vranët dhe me periudha të shkurta me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell.

Temperaturat minimale sipas Institutit do të lëvizin nga -2°C deri në 0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C.

“Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi 1-2 m/s”, thuhet në njoftim.

Back to top button