Moti sot, këto do të jenë temperaturat
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesi i sotëm do të jetë i ftohtë e me ngrica. Gjatë ditës parashihet të ketë vranësira kalimtare e herë-herë edhe intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa makinalet do të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Prezenca e masave ajrore nga veriu do të ndikoj që në fushat termike të kemi rënie, sidomos në vlerat e minimaleve. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë, në viset malore për 2 gradë më ulët në dy vlerat ekstreme, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius. Të hënën vende-vende parashihen fjolla të dobëta bore”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Në njoftimin e Instituti bëhet apel për kujdes të shtuar të pjesëmarrësve në trafik./21Media