Shoferi më i ri i kualifikuar ndonjëherë për autobus

Një 18-vjeçar është bërë shoferi më i ri i kualifikuar ndonjëherë i autobusit për një kompani transporti në West Yorkshire në Angli.

Kraish Symes nga Bradford, tha se nëse do të kishte marrë nga një paund çdo herë që dikush e komenton për moshën e tij, sot do të ishte “shumë i pasur”.
“Kam punuar në një dyqan me zbritje për gati dy vjet kur vendosa ta bëja këtë ndryshim në drejtimin e autobusit dhe që atëherë nuk e kam kthyer kokën prapa”, tha ai.
Adoleshenti tha se kjo është puna që ka dashur gjithmonë ta bëjë, transmeton rtv21.tv.
Kraish kishte kaluar testin e tij të vozitjes dy muaj përpara se të vendoste të aplikonte për vendin e punës. Ai tha se pasi mori licencën e tij të përkohshme, iu deshën rreth tre muaj të tjerë për t’u trajnuar dhe për të marrë një datë testimi të vendosur përmes DVSA.
Ai tani punon në “The Keighley Bus Company”, ku menaxheri i përgjithshëm Alan Isherwood shpreson të mirëpresë më shumë rekrutë.
“Kraish e bëri atë – dhe po ashtu mundeni edhe ju”, tha ai.
“Shoferët tanë vijnë nga një gamë e gjerë prejardhjesh dhe të gjithë kanë një gjë të përbashkët – të gjithë kujdesen me pasion për të ofruar shërbime të mahnitshme ndaj klientit”./21Media

Back to top button