Moti sot kryesisht i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas këtij njoftimi, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

IHMK ka thënë se kjo javë do të fillojë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, por ndryshime do të ketë nga dita e enjte ku pritet të ketë reshje shiu dhe bore në viset e larta malore./21Media

Back to top button