Kaloni te përmbajtja kryesore

​Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale sipas IHMK-së do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

“Në mëngjes parashihet që në shumë vende, kryesisht viseve të larta dhe atyre me afërsi rreth lumenjve, të ketë mjegull. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button