Moti sot, me diell e vranësira
Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius.
“Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës parashihte mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHMK./21Media