Sot i jepet lamtumira e fundit 8-vjeçarit, të cilit ia mori jetën fqinji i tij

Një ditë pas krimit horror, familja Vasiu në fshatin Greçalli të Fierit do të presë dhe do të përcjellë njerëz në shtëpi që shkojnë për t’i ngushëlluar për humbjen e djalit të tyre Mateo, vetëm 8 vjeç. Policia gjithashtu është vendosur në lagje, ndërsa shiriti i sigurisë tregon se aty është zonë krimi.
Familja Vasiu do të përcjellë për në banesën e fundit në 11:00 të voglin e tyre që ia ka marrë jetën në mënyrë barbare fqinji i tij.
8-vjeçari është rrëmbyer dhe më pas është vrarë nga fqinji i tij, Klodian Çalamani. 38-vjeçari e ka rrëmbyer, e ka mbajtur të mbyllur për disa orë dhe më pas dyshohet se e ka groposur.
Rreth orës 15:30 mamaja e 8 vjeçarit ka raportuar në polici se djali i saj nuk ishte kthyer në banesë. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe kanë nisur kërkimet.
Policia ka ushtruar kontroll në banesën e Klodian Çalamanit, 38 vjeç dhe pas kontrollit ka bërë të mundur gjetjen e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.
Trupi i pajetë i femijës është gjetur rreth orës 18:30 të mbrëmjes së 16 nëntorit./oranews

Back to top button